Nikçi Rexha: Vetëvendosje dhe PDK po e sabotojnë punën e Kuvendit në Prishtinë, qytetarët do t’i ndëshkojnë më 12 tetor

Nikçi Rexha: Vetëvendosje dhe PDK po e sabotojnë punën e Kuvendit në Prishtinë, qytetarët do t’i ndëshkojnë më 12 tetor

Asamblistja e LDK-së në Komunën e Prishtinës, Elmire Nikçi Rexha, njëherësh nënkryetare e degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe kryetare e Forumit të Gruas të kësaj dege, ka reaguar ashpër ndaj bojkotit të seancave të Kuvendit Komunal nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe PDK-së duke i akuzuar për bllokadë të qëllimshme dhe sabotim institucional.

“Ulëse të zbrazëta, ndërkohë që qytetarët presin zgjidhje. Bllokadë dhe sabotim – ky është ‘kontributi’ i Vetëvendosjes dhe PDK-së në Prishtinë,” ka deklaruar Nikçi Rexha duke shtuar se këto parti që thirren në emër të qytetarëve “janë të parët që braktisin përgjegjësinë”.

Ajo e ka quajtur këtë veprim “akt të turpshëm të frikacakëve që nuk guxojnë të përballen me ndryshimin” duke theksuar se qytetarët e Prishtinës nuk do të harrojnë dhe as të tolerojnë më sjellje të tilla.

“Më 12 Tetor, qytetarët do t’ju ndëshkojnë me fuqinë e votës! Koha e lojërave mbaroi – tani është koha e përgjegjësisë,” ka përfunduar ajo duke lëshuar një thirrje për mobilizim qytetar dhe përkrahje ndaj alternativës së përgjegjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.