Nëndega “Mati 1” priti me entuziazëm LDK-në: Frymëzim për fitore më 9 shkurt

Nëndega “Mati 1” priti me entuziazëm LDK-në: Frymëzim për fitore më 9 shkurt

Nëndega “Mati 1”, e degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë ishte ndalesa e radhës e anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku mbretëroi një atmosferë e ngrohtë dhe entuziaste. Takimi u organizua me përkushtim duke shërbyer si një tjetër dëshmi e mbështetjes së fortë për LDK-në në këtë zonë.

Alban Zogaj, kryetar i degës, theksoi rëndësinë e kësaj nëndege në mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në çdo vizitë time në Nëndegën Mati, ndjehem sikur jam në shtëpinë time. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e mrekullueshëm. Mbështetja juaj është frymëzim për të vazhduar punën drejt një të ardhmeje më të fortë,” u shpreh Zogaj.

Ndërsa, Elmire Nikçi Rexha, kryetare e Forumit të Gruas të kësaj dege dhe njëherësh kandidate për deputete, ndau kënaqësinë e takimit me banorët e kësaj zone duke theksuar angazhimin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Në këtë takim u bë thirrje për të mbështetur programin e LDK-së, kryeministrin Abdixhiku dhe të katër kandidatët e kësaj dege duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe besimit te LDK-ja si forcë ndryshimi.

“9 Shkurti është festa jonë, 9 Shkurti është fitorja jonë,” u tha me entuziazëm nga pjesëmarrësit, të cilët shprehën bindjen e plotë për një rezultat të suksesshëm në zgjedhjet e ardhshme.

Atmosfera në “Mati 1” dëshmoi edhe një herë që LDK-ja mbetet forca politike më e dashur dhe e respektuar nga qytetarët, ndërsa mesazhi i Nikçi Rexha “UNË jam JU, ne jemi një,” e përforcoi ndjenjën e bashkimit dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.