Me pikëllim të thellë, dega e tretë e LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova” në Prishtinë, njofton për ndarjen e papritur nga jeta të aktivistit të devotshëm, Lirim Maqedonci.
Lirimi ishte një njeri i përkushtuar dhe një mbështetës i palëkundur i vlerave rugoviane, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe promovimin e parimeve që udhëhoqën LDK-në dhe vizionin e Presidentit Rugova.
Në një telegram ngushëllimi, kryetari i degës së tretë të LDK-së, Alban Zogaj, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Maqedonci, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij.
Zogaj ka theksuar se humbja e Lirimit është e madhe për të gjithë ata që kanë punuar me të dhe për të, por se kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e rrugëtimit të përbashkët të LDK-së.
“Ky kontribut i paçmuar i Lirimit është një model për të gjithë ne dhe një frymëzim për të vazhduar përpara në ndihmë të përkushtimit për atdheun dhe vlerat e tij,” ka thënë Zogaj.
Ai ka mbyllur telegramin me fjalët: “Pushoftë në paqe!”.
Leave a Reply