LDK përmbyll fushatën me tubimin më të madh që nga paslufta – Zogaj fton për votë masive për 124 dhe kandidatët e degës së tretë

LDK përmbyll fushatën me tubimin më të madh që nga paslufta – Zogaj fton për votë masive për 124 dhe kandidatët e degës së tretë

Me një tubim masiv, që po konsiderohet si më i madhi i mbajtur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që nga paslufta, kjo parti ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër.

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Alban Zogaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj strukturave organizative të degës, të cilat, sipas tij, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në mobilizimin e qytetarëve dhe organizimin e aktiviteteve zgjedhore në nëndegët e tyre. Ai gjithashtu falënderoi anëtarët dhe simpatizantët për pjesëmarrjen masive dhe entuziazmin e treguar gjatë gjithë fushatës.

Zogaj bëri thirrje që nesër të gjithë qytetarët të dalin në votime dhe të mbështesin kandidaturën e Lumir Abdixhikut për kryeministër, duke votuar numrin 124, si dhe kandidatët e degës së tretë të LDK-së: Doruntina Maloku (15), Elmire Nikçi Rexha (39), Sokol Havolli (40) dhe Alban Zogaj (28).

“Është momenti që LDK të rikthehet fuqishëm në qeverisjen e vendit me programin më të mirë për të ardhmen e Kosovës. Vota për 124 është votë për ndryshimin e duhur,” u shpreh Zogaj para të pranishmëve.

LDK ka zhvilluar një fushatë intensive duke promovuar një platformë të bazuar në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe integrimin evropian. Me përmbylljen e këtij tubimi madhështor, tani sytë janë drejtuar kah dita e votimit, ku qytetarët e Kosovës do të vendosin për përbërjen e ardhshme të Kuvendit dhe qeverisjen e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.