Dega e tretë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e njohur si “Dega e Presidentit Rugova”, ka organizuar tubime zgjedhore në dy nëndegë në Prishtinë, ku qytetarët kanë shfaqur interes të lartë për pjesëmarrje.
Kryetari i kësaj dege, Alban Zogaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për organizimin dhe entuziazmin e qytetarëve. “Falënderoj strukturat e degës për përkushtimin dhe organizimin e shkëlqyer. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve është tregues i qartë i mbështetjes që LDK dhe lideri ynë, Lumir Abdixhiku, gëzojnë në këtë zonë,” tha Zogaj.
Dega e tretë e LDK-së hap fushatën në Lagjen e Spitalit: vizion për një Kosovë më të mirë
Ai ka ftuar qytetarët të vazhdojnë mbështetjen për LDK-në, duke theksuar rëndësinë e votës për Lumir Abdixhikun dhe katër kandidatët e kësaj dege në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Zogajt, ditëve në vijim do të zhvillohen edhe 17 tubime të tjera zgjedhore, përfshirë edhe tubimin qendror të degës, që pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh dhe mbështetësish.
Abdixhiku: Bregu i Diellit dëshmoi mbështetjen për Prishtinën e kaltër
Ky mobilizim i Degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, vjen si pjesë e përgatitjeve intensive për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku partia synon të rrisë ndikimin e saj dhe të forcojë mbështetjen për programin e saj politik.
Leave a Reply