LDK forcon radhët në “Mëhallën e Muhaxherëve”: përkrahje e gjerë për Abdixhikun

LDK forcon radhët në “Mëhallën e Muhaxherëve”: përkrahje e gjerë për Abdixhikun

Nëndega “Naim Frashëri” në “Mëhallën e Muhaxherëve” mbajti një takim entuziast me strukturat, banorët dhe kandidatët e degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”.

Amir Simnica, kryetar nëndege dhe nënkryetar dege, u shpreh mirënjohës për mbështetjen e fuqishme që “Mëhalla e Muhaxherëve” po i jep LDK-së dhe kandidaturës së Lumir Abdixhikut për kryeministër.

Ai theksoi se kjo lagje historikisht ka qenë e përkushtuar ndaj vlerave të djathta dhe rrugës rugoviste.

Në tubim morën pjesë edhe Kryetari i Kryeqytetit, kryetarë degësh, kandidatë për deputetë, ish-kryetarë të degës, asamblistë dhe shumë familje të cilat asnjëherë nuk e kanë lëshuar rrugën e drejtë.

Mesazhi kryesor i takimit ishte i qartë: Ndryshimi i shumëpritur vjen me LDK-në (124✔️) dhe me Kryeministrin Lumir Abdixhiku (1✔️).

Leave a Reply

Your email address will not be published.