Kandidatët e LDK-së nga “Dega e Presidentit Rugova” takojnë qytetarët në Lagjen e Spitalit

Kandidatët e LDK-së nga “Dega e Presidentit Rugova” takojnë qytetarët në Lagjen e Spitalit

Kandidatët për deputet nga dega e tretë e LDK-së në Prishtinë, e njohur si “Dega e Presidentit Rugova”, kanë vazhduar fushatën zgjedhore me një vizitë në Lagjen e Spitalit. Kryetari i degës, Alban Zogaj, i shoqëruar nga kandidatja Elmire Nikçi Rexha dhe Leutrim Latif Bajrami kryetar nëndege, takuan qytetarë të shumtë, të cilët shprehën gatishmërinë për ndryshim.

Gjatë takimeve u diskutuan projekte konkrete për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Kandidatët falënderuan për mbështetjen e ngrohtë dhe theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit për të sjellë një qeverisje të re me prioritet zhvillimin dhe përparimin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.