Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar me sukses aktivitetet e saj zgjedhore në Degën e tretë, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë duke mbajtur një takim të fuqishëm në nëndegën “Matiqani” 2. Në këtë ngjarje të rëndësishme ishte i pranishëm edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili bashkë me strukturat lokale dhe anëtarët aktivë përcolli mesazhe të fuqishme për mobilizim dhe përkushtim për fitoren e partisë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Takimi shënoi një prezencë të madhe të anëtarëve dhe simpatizantëve, të cilët shfaqën entuziazëm dhe energji pozitive për angazhimin politik të LDK-së.
Në fjalën e tij, Haziri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit në çdo nivel duke vlerësuar përkushtimin e strukturave të Degës së tretë dhe nëndegës “Matiqani 2” si model për fushatën zgjedhore.
“Ky entuziazëm dhe kjo energji që po shohim sot në “Matiqani 2″ është dëshmia më e mirë se LDK është e fortë dhe e bashkuar për të sjellë ndryshimin që Kosova ka nevojë. Fitorja jonë është e garantuar kur qëndrojmë të bashkuar dhe të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë,” u shpreh Haziri.
Ai shtoi se programi “Rruga e Re” i LDK-së është një platformë gjithëpërfshirëse që vendos qytetarin në qendër, duke premtuar zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe mundësi për çdo kosovar.
LDK mban tubime zgjedhore në Prishtinë: pjesëmarrje e madhe në dy nëndegë të Degës së tretë
Nga ana e tyre, përfaqësuesit degës dhe nëndegës “Matiqani 2” shprehën mbështetjen e palëkundur për ekipin drejtues të LDK-së dhe vizionin që kjo parti sjell për të ardhmen e Kosovës. Ata vlerësuan përkushtimin e nënkryetarit Haziri dhe drejtuesve të tjerë duke theksuar se mobilizimi në këtë nëndegë është i plotë dhe në rritje.
Ky aktivitet është vetëm një nga shumë takimet që LDK po zhvillon në gjithë Kosovën, duke shpalosur programin e saj dhe, duke forcuar lidhjet me qytetarët në çdo komunitet. Me një momentum të qartë dhe një bazë të gjerë mbështetësish, LDK shfaqet e vendosur për të arritur një fitore të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.
Leave a Reply