Havolli: Lidhen kolektorët e rrugës “A” dhe “B” në – investim që garanton mbrojtje nga përmbytjet dhe kundërmimi

Havolli: Lidhen kolektorët e rrugës “A” dhe “B” në – investim që garanton mbrojtje nga përmbytjet dhe kundërmimi

Drejtori i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka bërë të ditur se po finalizohet lidhja ndërmjet kolektorëve të rrugës “A” dhe rrugës “B”, në një nga zonat më të rëndësishme të zhvillimit urban të kryeqytetit.

Sipas Havollit, ky projekt po siguron të gjitha elementet kyçe të infrastrukturës moderne, që jo vetëm do të eliminojnë kundërmimin, por do të kenë edhe kapacitet të jashtëzakonshëm për menaxhimin e ujërave të shiut duke garantuar mbrojtje të plotë për banorët nga përmbytjet.

“Pamjet nga vendpunimi, ku shihen punimet intensive në lidhjen e kolektorëve, janë dëshmi e përkushtimit të ekipit për ta kthyer këtë zonë në një hapësirë plotësisht të sigurt dhe funksionale. Kjo na jep çdo ditë kënaqësi,” tha Havolli.

Projekti pritet të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të mjedisit urban në pjesën jugore të qytetit, ndërsa në fazat në vijim do të pasojë edhe ndërtimi i rrugës që lidh këto dy akse infrastrukturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.