Dega e Tretë e LDK-së, gati për “Turneu i Ndryshimit”: Zogaj mbledh strukturat

Dega e Tretë e LDK-së, gati për “Turneu i Ndryshimit”: Zogaj mbledh strukturat

Kryetari i Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka nisur përgatitjet për “Turneu i Ndryshimit,” një iniciativë që synon të mobilizojë dhe të angazhojë strukturat partiake përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Për të nisur turneun, Zogaj ka mbajtur një takim në nëndegën e Matiqanit, ku bashkëbisedoi me aktivistë dhe përkrahës të LDK-së në përpjekje për të forcuar mbështetjen dhe për të adresuar çështjet lokale.

“Takimet për këtë turne do të vijojnë gjatë ditëve të ardhshme, me qëllim që çdo nëndegë të jetë e gatshme për sfidat elektorale të ardhshme”, tha ai.

Zogaj vuri theksin te rëndësia e bashkimit të strukturave dhe fuqizimit të ekipit për t’i sjellë qytetarëve një qeverisje ndryshe, me vizion të qartë për zhvillimin e Prishtinës dhe gjithë Kosovës.

“Të gjithë më 7 nëntor, në ora 19, në “AMC HALL”, ka përfunduar Zogaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.