Apeli jep të drejtë Komunës për sheshin “Xhorxh Bush” – Rexha: Fund bllokadave të padrejta!

Apeli jep të drejtë Komunës për sheshin “Xhorxh Bush” – Rexha: Fund bllokadave të padrejta!

Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Elmire Nikçi Rexha, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka miratuar ankesën e Komunës së Prishtinës lidhur me projektin e sheshit “Xhorxh Bush”.

“Gjykata e Apelit shkatërroi një tjetër bllokadë të padrejtë – ata që i frikësohen një Prishtine që nuk u bindet më, le ta dinë: koha e pengesave të paligjshme mbi kurrizin e qytetarëve ka marrë fund,” ka deklaruar Rexha.

Ajo shtoi se ky vendim është fitore për qytetarët dhe për qeverisjen që punon me vizion dhe ligjshmëri. “Mjaft më me zhvatje dhe pengesa – Prishtina nuk ju nënshtrohet!”, theksoi ajo duke vënë në pah përkushtimin e Komunës dhe të kryetarit Përparim Rama për ta çuar përpara zhvillimin urban të qytetit.

Vendimi i Apelit hap rrugën për realizimin e projektit për sheshin “Xhorxh Bush”, një ndër projektet që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e hapësirave publike dhe jetës urbane në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.