Abdixhiku: Prishtina po flet e para – mbështetje e madhe për LDK-në dhe Përparim Ramën

Abdixhiku: Prishtina po flet e para – mbështetje e madhe për LDK-në dhe Përparim Ramën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim entuziast me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ku ka theksuar se mbështetja për LDK-në po rritet çdo ditë e më shumë.

“Sonte na dhanë mbështetjen e madhe drejt fitores kapitale që po na vjen këtë të diel,” u shpreh Abdixhiku duke shtuar se ajo që po ndodh në kryeqytet është “historike”.

Ai tha se Prishtina po jep një mesazh të qartë ndaj atyre që, sipas tij, janë “kurthuar në apetite për pushtet pa legjitimitet” dhe kanë humbur lidhjen me qytetarët.

“Prishtina po flet e para – zëshëm dhe qartë. Si refuzim ndaj popullizmit filmatik, si shpërfillje e manovrave politike, si përkushtim ndaj të drejtës. Prishtina po e zgjedh bindshëm LDK-në,” deklaroi Abdixhiku.

Në fund, ai shprehu mbështetje të plotë për kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama duke e mbyllur fjalën me thirrjen:

“Përparim Rama edhe katër. Le të fitojmë fort!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.