Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar kryetarët e 83 nëndegëve të LDK-së në Prishtinë, ku ka shprehur falënderimet dhe urimet për rikthimin e partisë si forcë e parë në Kryeqytet.
Në këtë takim, Abdixhiku theksoi se Prishtina është shembulli më i mirë i organizimit partiak, i aktivizimit qytetar dhe i entuziazmit elektoral që karakterizon LDK-në.
“Për t’i falënderuar e uruar fillimisht që na rikthyen si parti të parë në Kryeqytet; e për t’i nisur që nga tani punët e mëdha që na presin deri në festën e 9 nëntorit. Prishtina është model. I organizimit partiak; aktivizimit qytetar dhe i entuziazmit elektoral. Jemi gati. Jemi shumë. Jemi të parët”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se LDK-ja është e përgatitur për fitoren e radhës duke shprehur mbështetje të plotë për kryetarin aktual të Prishtinës.
“Le të fitojmë tani. Me Përparim Ramën kryetar edhe katër!”, përfundoi ai.

Leave a Reply