Abdixhiku premtoi investime miliardëshe për Prishtinën në infrastrukturë

Abdixhiku premtoi investime miliardëshe për Prishtinën në infrastrukturë

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku në tubimin elektoral në Prishtinë, në lagjen e spitalit, premtoi investime miliardësh për Prishtinën në infrastrukturë.

“Nënshkruam zotimin tonë 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën, dhe këto investime për projekte infrastrukturore, do të japim garancinë e parë kreditore 2.6 milionë euro për unazën e jashtme të kryeqytetit 100 milionë euro për shpronësimin e tokave. Që nga viti i parë 50 milionë euro në vit që mësimi gjithë ditor të realizohet, mbi 120 milionë euro për realizim e qendrës sportive në Breznicë”, tha ai.

Përveç infrastrukturës e arsimit, Abdixhiku premtoi investime në shëndetësi dhe kulturë. “Mbi 500 milionë euro për spitalin e ri në Prishtinë me 38 klinika të reja, 100 milionë euro për kulturën”, tha ai.

Në këtë tubim, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u zotua se do të punoj në realizim e projekteve të LDK-së.

“Ata mund të na pengojnë, por s’mund të na ndalin”, tha Rama, për të shtuar se me 9 shkurt, duhet të kuqtë t’i mundim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.