Abdixhiku pas votimit: Zgjedhjet janë festë e demokracisë, Kosova duhet të jetë krenare me procesin zgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

Pas votimit, Abdixhiku ka theksuar se zgjedhjet janë një festë e demokracisë, një ditë ku vendimmarrja kthehet në duart e qytetarëve.

“Zgjedhjet do të mbesin festë e demokracisë, ditë ku vendimmarrja kthehet te qytetarët, për lagjet e tyre, komunat e tyre. Le të urojmë e punojmë që Kosova të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve,” tha ai.

Kreu i LDK-së ka falënderuar organet e rendit, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në garantimin e një procesi të qetë dhe të drejtë.

“Dua të falënderoj organet e rendit, Prokurorinë, Policinë, që kujdesen që çdo votë të jetë e drejtë, dhe juve mediave. Dua të uroj të gjithë votuesit që sot për herë të parë votojnë, ose marrin pjesë në votime. Le të jetë ditë feste për të gjithë, ditë e mbarë, ditë e demokracisë. Kosova duhet të jetë krenare me procesin zgjedhor,” përfundoi Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.