Abdixhiku pas betimit të deputetëve të LDK-së: Perdet ranë, numrat u panë – do ta mbrojmë Kushtetutën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur betimin e deputetëve të rinj të LDK-së në Kuvendin e Kosovës duke i uruar për një rrugëtim të suksesshëm dhe me integritet në shërbim të qytetarëve dhe Kushtetutës së vendit.

“Deputetëve të betuar të LDK-së, dalshi faqebardhë. Urime dhe të gjithë deputetëve të betuar të Kuvendit të Republikës,” shkroi Abdixhiku.

Ai theksoi se me këtë hap institucional, është bërë e qartë për opinionin publik se kush i ka numrat dhe kush ka qenë përgjegjës për bllokimin e deritanishëm institucional.

“Perdet sot ranë! Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash,” deklaroi ai.

Abdixhiku sqaroi se pas dorëheqjeve të pranuara verbalisht nga deputetët e dorëhequr dhe konstatimeve të Komisionit Verifikues, është mundësuar hapja e rrugës për zëvendësimin e tyre dhe verifikimin e mandateve të reja.

Ai nënvizoi se LDK do të vazhdojë të jetë mbrojtëse e Kushtetutës duke u angazhuar për një qeverisje demokratike dhe funksionale.

“LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim!” përfundoi ai duke përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen: “Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.