Abdixhiku paralajmëron hapjen e fushatës: Ndryshimi po vjen!

Abdixhiku paralajmëron hapjen e fushatës: Ndryshimi po vjen!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës elektorale më 11 janar 2025, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Në një mesazh të fuqishëm, Abdixhiku theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për të gjithë të djathtit, rugovistët dhe mbështetësit e Republikës, duke i ftuar të bashkohen në “tubimin më të madh elektoral të kohës”.

“Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni ynë! Ejani, ky është momenti ynë,” deklaroi ai duke dhënë mesazhin se ndryshimi është i afërt dhe fitorja e LDK-së është synim i përbashkët.

Tubimi pritet të jetë një nga më të rëndësishmit në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit duke shënuar një moment kyç për mobilizimin e mbështetësve të LDK-së në mbarë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.