Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktivistit të LDK-së, Lirim Maqedonci.
Në një mesazh ngushëllimi, Abdixhiku e vlerësoi Maqedoncin si një aktivist të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar për vlerat e partisë.
“Dhimbja për humbjen e tij në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta është e madhe,” tha ai duke theksuar se Maqedonci ishte një njeri me virtyte të larta dhe me një kontribut të çmuar për LDK-në.
Ai shprehu ngushëllime në emër të partisë dhe personalisht për familjen Maqedonci, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën e punuan me të duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i gjallë.
“U prehtë në paqe!”, përfundoi Abdixhiku.
Leave a Reply