Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zgjedhjeve duke theksuar se partia e tij ka shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën politike.
“Në fund, LDK do të ketë plot 180 mijë vota dhe do të arrijë rreth 20%. Ky është një rezultat i mirë pas rënies historike,” deklaroi Abdixhiku duke përmendur se partia ka shtuar mbi 80 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Ai kritikoi procesin e numërimit të votave nga KQZ duke kërkuar kthimin te metodat klasike për të shmangur vonesat.
Pavarësisht rritjes së LDK-së, Abdixhiku pranoi se ky rezultat nuk sjell ndryshim politik në vend. “Populli ka tjera preferenca dhe i respektojmë ato,” u shpreh ai duke theksuar se LDK do të vazhdojë rrugëtimin e saj me qetësi dhe vendosmëri.
Në fund, ai u bëri thirrje mbështetësve të ruajnë optimizmin: “Le të presim numërimet! Dritë do të ketë sërish!”.
Leave a Reply