Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, sipas rezultateve preliminare të mbledhura nga vëzhguesit dhe komisionarët e këtij subjekti politik, ka thënë se kanë arritur të marrin 18,14% të votave të përgjithshme.
Ai ka thënë se ky s’është rezultat i kënaqshëm për ta.
“Janë rezultate preliminare dhe pa përfshirje të votave të diasporës dhe ato me kusht. Në proces zgjedhor kanë marrë pjesë 871 mijë e 478 qytetarë. LDK ka marrë 18,14% pra 158 mijë e 54 vota”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë se përgjegjësia për këtë rezultat i takon atij.
“Përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë në tërësi unë, edhe për fushatën, edhe për drejtimin e partisë dhe për këtë i jap llogari vetëm LDK-së dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK-në.”, ka thënë ai.
“Ky është rezultat demokratik, LDK del me rritje të konsiderueshme në këtë proces ndonëse rezultati nuk është i kënaqshëm siç kemi pritur ne”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se sipas këtij rezultati, VV ka 39.88%, PDK ka 21.84, Koalicioni për Kosovën Fituese me 7.62% dhe Lista për Familjen 1.5%.
Leave a Reply