Abdixhiku: LDK gati për fitoren e madhe më 9 shkurt!

Abdixhiku: LDK gati për fitoren e madhe më 9 shkurt!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur përgatitjet për hapjen e madhe të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore kryetarët e degëve nga e gjithë Kosova, duke konfirmuar bashkimin, gatishmërinë dhe vizionin për një ndryshim rrënjësor në vend.

“LDK tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, degë të fuqishme dhe një besim të jashtëzakonshëm qytetar, po udhëheqim valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm,” deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se organizimi në çdo degë dhe mobilizimi qytetar janë bazat e suksesit të LDK-së, ndërsa vizioni “Rruga e Re”, i hartuar nga 270 ekspertë, do të jetë platforma që do t’i ofrohet qytetarëve për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.

“Me 9 shkurt, bashkë me qytetarët, do ta sjellim ndryshimin që Kosova e meriton. Numri 124 është simboli i ndryshimit dhe 9 shkurti dita e fitores,” shtoi ai, duke ftuar qytetarët të bashkohen në këtë vizion transformues.

LDK po hyn në zgjedhje me synimin për të ofruar një udhëheqje të re dhe një program që synon përmirësimin e jetës së çdo qytetari dhe familjeje në Kosovë. Mobilizimi i degëve dhe mbështetja qytetare japin sinjale të forta për një rezultat pozitiv në këto zgjedhje vendimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.