Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një fjalim në festën e fitores në Prishtinë, pas rezultateve të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Në adresimin para qytetarëve të mbledhur në shesh, Abdixhiku tha se uniteti dhe qytetaria janë vlera që bashkojnë kryeqytetasit dhe mbarë vendin.

“Jemi pak për t’u ndarë, jemi shumë për t’u përçarë, jemi bashkë, jemi popull fisnik. Prishtinën e duam të gjithë”, deklaroi ai.
Nga i njëjti podium, Abdixhiku uroi edhe fitoren në komunat e tjera ku LDK ka dalë fituese.
“Nga ky shesh, më lejoni t’u uroj edhe shtatë komunat tjera”, tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Leave a Reply