Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka falënderuar anëtarët dhe aktivistët për punën dhe përkushtimin e treguar duke theksuar se pavarësisht rezultatit të djeshëm, ka arsye të forta për krenari.
Zogaj vlerësoi punën e bërë dhe besimin e vazhdueshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke nënvizuar se vlerat e LDK-së janë shtylla që e çojnë Kosovën përpara dhe se ato duhet të vazhdojnë të promovohen me vendosmëri.
Ai theksoi se, si degë, në këto rrethana është arritur një rezultat solid, i cili do të forcohet edhe më tej në muajt në vijim përmes angazhimit të përbashkët dhe punës së vazhdueshme.
Në fund, Zogaj uroi anëtarët dhe qytetarët për një vit të mbarë duke shprehur besimin se e ardhmja do të sjellë suksese të reja për LDK-në dhe Kosovën.

Leave a Reply