Tubim madhështor në degën e tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë – Abdixhiku prezanton projektet dhe ekipin e degës së tretë, me theks të veçantë në përfaqësimin e grave
Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, deklaroi se “kur çohet në këmbë dega e tretë, LDK fiton” duke theksuar rolin vendimtar të kësaj dege në fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.
Zogaj u shpreh i kënaqur edhe me përbërjen e kandidatëve duke bërë të ditur se nga nëntë propozime, përfshirë edhe një nga partneri i koalicionit AKR, gjashtë janë gra dhe katër burra, çka sipas tij dëshmon përkushtimin e LDK-së ndaj barazisë dhe përfaqësimit dinjitoz.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Bregun e Diellit të Kryeqytetit, në shkollën “Ismail Qemali”, e cilësoi degën e tretë si organizatore të një tubimi “vërtet madhështor”. Ai theksoi se Prishtina po flet qartë në këto zgjedhje dhe se qytetarët kanë zgjedhur ndryshimin e parë – qartë dhe bindshëm.
“Prishtina kërkon zhvillim, kërkon projekte në vend të bllokadës, kërkon normalitet në vend të propagandës,” deklaroi Abdixhiku duke prezantuar edhe planin për 1.5 miliardë euro investime për kryeqytetin. Sipas tij, këto investime do të përfshijnë projekte madhore si Unaza e Jashtme, Qendra Sportive, teatrot dhe parku teknologjik.
Abdixhiku theksoi se është koha që LDK nga Qeveria Qendrore dhe LDK nga udhëheqja lokale t’i japin Prishtinës atë që i takon: zhvillim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë.
Dega e tretë e Prishtinës, në listën e LDK-së, përfaqësohet nga kandidatë të dëshmuar me përvojë institucionale dhe energji qytetare: Alban Zogaj (22), Ukë Rugova (10), Adelina Thaqi Meta (12), Doruntinë Maloku (21), Elmire Nikçi Rexha (42), Myzejene Selmani (48 – AKR), Sokol Havolli (49), Arta Metaj Govori (53), Lumbardh Salihu (77), Bejtush Gashi (83 – AKR) dhe Nazmije Krasniqi Jusufi (84).
Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama duke rikonfirmuar mbështetjen për vizionin zhvillimor të LDK-së për kryeqytetin.

Leave a Reply