Zogaj: Nëndegët e degës së tretë të mobilizuara dhe të bashkuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zogaj: Nëndegët e degës së tretë të mobilizuara dhe të bashkuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj ka bërë të ditur se takimet mobilizuese me nëndegët e degës po zhvillohen me përkushtim të madh dhe në një frymë të lartë bashkëpunimi. Sipas tij, këto takime po dëshmojnë organizim serioz, unitet të plotë dhe gatishmëri të fuqishme për angazhim maksimal në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Zogaj theksoi se strukturat e LDK-së janë të përqendruara dhe të motivuara për të dhënë kontributin e tyre në këtë proces zgjedhor duke e parë bashkëpunimin dhe koordinimin si çelës të suksesit.

“Angazhimi në terren, uniteti dhe organizimi janë dëshmi e qartë se LDK-ja është e gatshme për sfidat që na presin,” u shpreh Zogaj duke falënderuar aktivistët dhe anëtarët për përkushtimin e treguar.

Takimet mobilizuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të forcuar më tej strukturat dhe për të siguruar një fushatë të suksesshme zgjedhore.

#LDK123 #Zogaj22

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.