Alban Zogaj, një nga zërat kryesorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka prezantuar me krenari listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit duke theksuar energjinë e re, profesionalizmin dhe balancën që karakterizojnë këtë ekip.
Zogaj u shpreh se Prishtina këtë herë flet me më shumë qartësi se kurrë: me njerëz të besueshëm, me profesionistë të dëshmuar dhe me kandidatë që sjellin dije, integritet dhe një qasje të përgjegjshme ndaj qytetit. Ai vuri në dukje një fakt të rëndësishëm dhe domethënës për kulturën politike të LDK-së në kryeqytet – gjysma e kandidatëve janë gra.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm një statistikë, por një mesazh i fuqishëm se zhvillimi i vërtetë ndërtohet mbi parime të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe vizionit të përbashkët. “Krenar për balancën, për profesionalizmin dhe guximin e secilit prej tyre”, u shpreh Zogaj duke theksuar se lista e LDK-së reflekton standardet më të larta të përgjegjësisë publike.
Ai theksoi se qytetarëve po u ofrohet një alternativë e denjë dhe e besueshme, një ekip që punon, që ka përgatitjen e nevojshme dhe vizionin për të çuar Prishtinën drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Prishtina zgjedh shpresën. Prishtina zgjedh njerëzit që punojnë”, deklaroi Zogaj duke ftuar qytetarët të mbështesin listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 123 në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, vota për 123 është votë për një të ardhme që ecën para, me barazi, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve.
Ai kandidon me numrin 22 në listën e LDK-së.

Leave a Reply