Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti, Alban Zogaj, ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Presidentja e vendit, të caktuara për datën 28 dhjetor. Ai e ka cilësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm për vendin dhe për funksionimin e demokracisë parlamentare në Kosovë.
Zogaj tha se LDK është e përgatitur, e organizuar dhe e përkushtuar për t’iu qasur kësaj gare me përgjegjësi të plotë duke prezantuar një program të qartë dhe një vizion të qëndrueshëm për zhvillimin e vendit. Sipas tij, Kosovën e presin vendime të mëdha në fusha kyçe si ekonomia, arsimi, siguria dhe integrimet evropiane, ndërsa LDK do të ofrojë zgjidhje realiste dhe të zbatueshme, të cilat i shërbejnë interesit të qytetarëve.
Ai ka ftuar qytetarët të angazhohen, të informohen dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor duke theksuar se vetëm përmes votës mund të ndërtohen institucione të forta dhe një e ardhme më e mirë për të gjithë.
“Ne jemi gati,” përfundoi Zogaj duke shoqëruar deklaratën me hashtagun #LDK.

Leave a Reply