Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të dytë, Përparim Rama, ka vazhduar takimet me qytetarët duke u ndalur këtë herë në lagjen Matiqan.
Para banorëve të kësaj lagjeje, Rama prezantoi projektet që janë realizuar gjatë katër viteve të fundit në këtë pjesë të kryeqytetit, përfshirë investimet në infrastrukturë, ndriçim publik dhe hapësira gjelbëruese. Ai gjithashtu paraqiti planin e punës për mandatin e ardhshëm duke premtuar vazhdimin e projekteve transformuese që e bëjnë Prishtinën më të jetueshme dhe moderne.

Në fund të takimit, Rama zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e pranishëm, ku dëgjoi shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të jetës në Matiqan dhe në gjithë Prishtinën.
Ai theksoi se bashkë me qytetarët, Prishtina do të vazhdojë rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe do të mbetet shembull i një kryeqyteti që punon për njerëzit.
Nga nëndega e Matiqanit, kandidate për asamble është kryetarja Fjolla Vrajolli me numër 48.

Leave a Reply