Rama: Prej Matit deri në pjesën e vjetër të qytetit, faleminderit Prishtinë!

Rama: Prej Matit deri në pjesën e vjetër të qytetit, faleminderit Prishtinë!

Kryetari aktual i Prishtinës, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Përparim Rama, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve që po transformojnë kryeqytetin. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka theksuar se puna e bërë në çdo lagje, nga Mati e deri në pjesën e vjetër të qytetit, po sjell rezultate të prekshme për banorët.

“Prej Matit deri në pjesën e vjetër të qytetit, faleminderit! 💙 Shiko punët që janë kryer në lagjen tënde, dhe ato që po vijnë: www.prishtina.work”, ka shkruar Rama duke ftuar qytetarët të informohen mbi projektet në zhvillim.

Platforma www.prishtina.work shërben si një mjet transparent për të parë në kohë reale projektet infrastrukturore, rehabilitimet urbane, si dhe iniciativat që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së përditshme në Prishtinë.

Kjo nismë është pjesë e vizionit të Ramës për një “Prishtinë përtej”, ku zhvillimi, komunikimi dhe transparenca me qytetarët janë në qendër të qeverisjes lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.