Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti Alban Zogaj ka shprehur urime dhe mbështetje për kandidatët e kësaj dege që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e ardhshme komunale.
“🌟 Urime të përzemërta për kandidatët tanë të degës 3 të Prishtinës! 🌟 Sokoli, Ema, Pellumbi, Fjolla, Amiri, Shpendi, Zela, Dritoni, Astriti dhe Blerimi – të gjithë së bashku përfaqësojnë energjinë, përkushtimin dhe vizionin tonë për Prishtinën. Jam krenar për secilin prej jush dhe i bindur se puna juaj do të reflektojë më së miri vlerat dhe programin tonë”, ka shkruar Zogaj.
Ai theksoi se ekipi i degës 3 përbën një kombinim të energjisë dhe përvojës duke garantuar një përfaqësim të denjë për qytetarët e kryeqytetit.

Leave a Reply