Takim mobilizues i degës së tretë me kryetarin Abdixhiku

Takim mobilizues i degës së tretë me kryetarin Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga degët e Prishtinës një mobilizim të plotë për zgjedhjet lokale.

Duke prezantuar një bilanc të qeverisjes në Prishtinë, ai vlerësoi rritjen e numrit të votave në zgjedhjet e fundit, por theksoi se kjo nuk duhet të bëjë që drejtuesit e degëve të ndihen rehat, pasi një qasje e tillë do të ishte e rrezikshme për fushatën zgjedhore.

“Na duhet një mobilizim tashmë 55 ditë përpara mbylljes së fushatës dhe zgjedhjeve,” tha ai para kryesisë së degës së tretë, “Dega e Presidentit Rugova” në Prishtinë.

Abdixhiku kërkoi themelimin sa më të shpejtë të Shtabit Zgjedhor të degës, i cili duhet të jetë i pavarur nga të gjitha veprimet e tjera për çështjet organizative të zgjedhjeve dhe riaktivizimin e listave 20-she. Ai gjithashtu kërkoi një dinamikë të shtuar nga degët e Prishtinës duke pasur parasysh se më 13 shtator në Sallën e Sporteve të Pallatit të Rinisë do të bëhet prezantimi i të gjithë kandidatëve për Asamblenë e Prishtinës, ku do të jenë prezent të gjithë anëtarët e degëve të qytetit.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, Komuna e Prishtinës ka fituar 31 mijë vota, dyfish më shumë se në zgjedhjet paraprake. Por, sipas Abdixhikut, drejtuesit e degëve nuk duhet të ndihen komod, pasi kërkohet angazhim më i madh për të arritur sa më shumë fitore kandidatësh. Kjo është e rëndësishme, tha ai, për të parandaluar bllokadat që rivalët kanë bërë në realizimin e projekteve të qytetit, jo vetëm në infrastrukturën rrugore, por edhe për parkingjet, të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët.

“Kjo ka dëshmuar se kemi të bëjmë me rivalë të këqij që nuk e duan qytetin,” tha ai.

Abdixhiku gjithashtu bëri me dije për mbylljen e koalicioneve me partitë minore, të cilat e prezantojnë veten si të afërta me LDK-në vetëm me qëllim të marrjes së një pjese të pushtetit.

“Më këtë nuk do të tolerojmë, ashtu si nuk do të ketë vend për ata që braktisin partinë dhe kërkojnë koalicione me ne,” theksoi ai duke shfaqur qëndrim të hekurt ndaj tyre.

Më tej, ai kërkoi një rivitalizim të votave me qëllim arritjen e funksionimit të mirëfilltë të pushtetit lokal dhe jo bllokadave nga dashakeqësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.