Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka falënderuar anëtarët e kryesisë për mbështetjen dhe votimin e listës së kandidatëve për Asamblenë Komunale. Ai e ka cilësuar vendimin si një akt përgjegjshmërie dhe uniteti në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.
“Vota juaj është shprehje e besimit dhe unitetit në këtë fazë të rëndësishme të përgatitjeve tona zgjedhore. Bashkërisht po ndërtojmë një ekip të përkushtuar, me vizion të qartë dhe energji për të përfaqësuar denjësisht qytetarët tanë”, ka deklaruar Zogaj.
Lista e miratuar përbëhet nga këta kandidatë:
- Sokol Havolli, me numër 2;
- Pëllumb Bajqinovci, me numër 4;
- Elmire Nikçi Rexha, me numër 6;
- Amir Simnica, me numër 17;
- Driton Rukiqi, me numër 22;
- Shpend Avdili, me numër 37;
- Blerim Sinani, me numër 40;
- Astrit Gashi, me numër 46;
- Fjolla Vrajolli, me numër 48 dhe
- Zela Krasniqi, me numër 51.
Zogaj u shpreh i bindur se me këtë frymë bashkëpunimi dhe angazhimi, LDK-ja do të arrijë rezultate të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme.
LDK, në këto zgjedhje garon me moton “Prishtina Përtej”.
Do thënë në fund se dega e tretë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishte më e votuara nga pesë degët e LDK-së në Prishtinë duke treguar fuqinë dhe mbështetjen e madhe që kjo degë gëzon në kryeqytet.

Leave a Reply