Zogaj kritikon Kurtin: Në kohë krize, shkon në seminare përbuzje për qytetarët pa qeveri

Zogaj kritikon Kurtin: Në kohë krize, shkon në seminare përbuzje për qytetarët pa qeveri

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të deputetit Albin Kurti për të marrë pjesë në një seminar në Greqi, në një kohë që vendi po përballet me krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike.

Zogaj vuri në dukje se ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e papunësisë, rritjes së çmimeve dhe mungesës së perspektivës, Kurti zgjedh të jetë larg realitetit të dhimbshëm të Kosovës. Ai theksoi se Kuvendi ka dështuar të konstituohet 48 herë radhazi, ndërkohë që vendi mbetet pa institucione funksionale dhe pa qeveri legjitime.

“Kjo përfaqëson një shkëputje të plotë nga përgjegjësia politike dhe etike,” tha Zogaj duke shtuar se veprimet e Kurtit përfaqësojnë më shumë simbolikë pa substancë, sesa përpjekje për zgjidhje reale të krizës.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës sot janë pa zgjidhje, pa përfaqësim dhe pa një sistem në të cilin mund të besojnë. “Kjo nuk është vetëm shmangie nga përgjegjësia, por një përbuzje për nevojat e njerëzve,” përfundoi Zogaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.