Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka reaguar ashpër ndaj Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e tij.
Zogaj thekson se Gjykata Supreme ka dhënë të njëjtin konstatim që opozita e ka bërë prej kohësh: Hekuran Murati nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Ministër edhe Deputet, pasi kjo përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që ndalon mbajtjen e dy funksioneve të papajtueshme.
Ai thekson se Udhëzimi Administrativ nr. 01/2025, i nënshkruar nga Murati, është shpallur i kundërligjshëm për shkak se është nxjerrë pa miratim të Qeverisë dhe në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve.
“Ky është një veprim i paligjshëm dhe arbitrar, që tregon mënyrën e qeverisjes së kësaj Qeverie. E a e lexove pjesën e fundit të vendimit, ku thuhet qartë që s’mund të jesh edhe Ministër edhe Deputet? Dhe që e ke shkelë KUSHTETUTËN e vendit. Hajde tash jep DOREHEQJE!”, ka përfunduar reagimin e tij Zogaj.

Leave a Reply