Abdixhiku prezanton kandidatët për 23 komuna

Abdixhiku prezanton kandidatët për 23 komuna

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar sot ekipin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 duke e cilësuar këtë si një moment uniteti dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm brenda partisë.

Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, me unanimitet të plotë, u miratua lista e kandidatëve për 23 komuna të vendit. Sipas Abdixhikut, emrat e përzgjedhur përfaqësojnë një kombinim të përvojës së dëshmuar dhe energjisë së re, me qëllim të qartë për të rikthyer besimin dhe drejtimin në qeverisjen lokale.

“Pas një procesi të brendshëm konsultativ, të ndërtuar mbi besim dhe unitet si rrallëherë më parë, LDK sjell para qytetarëve më të mirët që ka – një ekip përfaqësuesish të jashtëzakonshëm, me dije dhe me vizion të qartë për zhvillimin e qyteteve tona,” u shpreh Abdixhiku.

Kandidatët e zyrtarizuar nga LDK janë:

Përparim Rama – Prishtinë

Imri Ahmeti – Lipjan

Xhafer Gashi – Obiliq

Besnik Osmani – Fushë Kosovë

Ekrem Hyseni – Podujevë

Gazmend Heta – Drenas

Xhafer Tahiri – Vushtrri

Gëzim Plakolli – Mitrovicë

Gazmend Muhaxheri – Pejë

Ilir Ferati – Istog

Bexhet Xheladini – Dragash

Driton Selmanaj – Prizren

Ardian Shala – Suharekë

Visar Azemi – Ferizaj

Kastriot Shabani – Shtime

Valmir Ahmeti – Shtërpcë

Sokol Haliti – Viti

Arbër Ismajli – Gjilan

Bajrush Ymeri – Novobërdë

Ruzhdi Shehu – Junik

Shefqet Shehu – Gjakovë

Jeton Mushkolaj – Deçan

Burim Krasniqi – Rahovec

Abdixhiku paralajmëroi se në ditët në vijim do të zyrtarizohen edhe kandidatët për komunat Malishevë, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik, ndërsa pritet të finalizohet edhe lista me mbi 994 këshilltarë lokalë që do të garojnë në të gjitha komunat e Kosovës.

“Me këtë ekip dhe me përkrahjen e qytetarëve tanë – LDK është gati. Të kthejmë përgjegjësinë, të rikthejmë shpresën. Le të fitojmë!”, përfundoi Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.