Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar Përparim Ramën si kandidat për kryetar të Prishtinës.
Rama i cili është kryetar aktual i kryeqytetit mori besimin e serishëm të LDK-së.
Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se më 13 gusht do të prezantojnë edhe listët për kandidatë për asamble.
Krahas Prishtinës, Abdixhiku tha se kandidat për kryetar të Lipjanit do të jete Imri Ahmeti.
Dega e tretë konfirmon Përparim Ramën për mandat të dytë: Me kokën lart, gati për fitore të re
Abdixhiku akuzon VV-në për ngërçin politik: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të pashmangshme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit të kryesisë së partisë që drejton, tha se Kosova po mbahet peng i një njeriu të vetëm.
“LDK-ja ka lëvizur nga pozicioni i vetë me tendencë të qartë për zhbllokimin e situatës. Pra nuk kemi dashur asgjë për veti. Kemi dashur Qeveri të Unitetit për muajt e mbetur në mënyrë që të shmanget kriza institucionale. Fatkeqësisht jemi peng kolektiv i një njeriu të vetëm i cili nuk e kupton as demokracinë as pragmatizmin, nuk e kupton as nevojën që duhet për shumicë”, tha Abdixhiku.
Ai tha se LDK-ja nuk mund të bëjë asgjë më shumë se kaq. “Sepse fatkeqësisht partia e parë ka të gjitha mekanizmat për të mbajtur këtë kapje të paligjshme, jo logjike e të dëmshme të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Kreu i LDK-së tha se dërguan lëndë të re në kushtetuese sepse konsiderojmë që ka një akt jo më një dyshim të përmbysjes së rendit kushtetues nga partia e parë.
“Sepse ka një konsensus të gjerë, edhe të partive politike e besa edhe të presidentes se mënyra e votimit nuk mund të bëhet në mënyrë arbitrare. Imponimi e arbitrariteti në seancë konstituive është praktike jo kushtetuese”, tha ai.
Abdixhiku tha se fatkeqësisht nuk i kanë 48 deputetë sepse konstituimi do të ndodhte ditën e parë.
“Fatkeqësisht ne nuk i kemi 48 deputetë, secila palë në Kosovë po t’i kishte 48 deputetë, konstituimin e Kuvendit do ta bënte të parën ditë e të parën punë. Ka tendencë të partisë së parë të vazhdojë tutje me bllokadë”, tha ai.
Kryetari i LDK-së u deklarua edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
“Është mirë të ketë zgjidhje politike, por nëse nuk ka vullnet për zgjidhje politike ne pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja”, deklaroi ai.
Tha se LVV-ja e refuzoi unitetin e në ndërkohë, sipas tij, vazhdojnë me ofendime mëngjes e mbrëmje. “Që na japin më shumë arsye dhe t’iu shpjegojmë anëtarësisë sonë dhe votuesve pse bashkëpunimi me ta është i pamundur”, tha Abdixhiku.

Leave a Reply