Zogaj: LVV ka shkelur Kushtetutën 44 herë, vendi në krizë të thellë socio-ekonomike

Zogaj: LVV ka shkelur Kushtetutën 44 herë, vendi në krizë të thellë socio-ekonomike

Deputeti i LDK-s, Alban Zogaj, ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për, siç tha ai, 44 shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës dhe dështime në qeverisje.

“44 dështime, 44 seanca të shndërruara në farsë politike, 44 herë shkelje e vullnetit të qytetarëve, por edhe shkelje e Kushtetutës së vendit. Ky është bilanci real i partisë fituese të zgjedhjeve, por e cila në thelb është humbëse – në përgjegjësi, etikë, vullnet për bashkëpunim dhe respekt për Republikën,” deklaroi Zogaj.

Ai shtoi se LVV po tenton të uzurpojë Kuvendin, institucionin më të lartë përfaqësues të vendit, duke e kthyer atë në arenë politike për interesa të ngushta partiake.

“Vendi po fundoset në krizë të thellë socio-ekonomike. Qytetarët nuk e kanë luksin që 44 herë të provojnë ta paguajnë energjinë elektrike,” tha Zogaj, duke theksuar se kjo gjendje është pasojë e mungesës së përgjegjësisë dhe bashkëpunimit nga ana e Qeverisë aktuale.

LDK ka paralajmëruar se do të intensifikojë reagimet dhe angazhimet për të mbrojtur rendin kushtetues dhe përfaqësimin demokratik në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.