Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, njëherësh kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka reaguar pas ndërprerjes së papritur të seancës së Kuvendit duke e quajtur situatën një tjetër bllokim skandaloz.
Sipas Zogajt, Kryesuesi i Seancës veproi në kundërshtim të plotë me Rregulloren e punës së Kuvendit, duke e ndërprerë seancën pa lexuar skenarin e përgatitur për vazhdimin e saj.
“Edhe një bllokim i radhës! Kryesuesi, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, e ndërpreu Seancën dhe nuk lexoi skenarin që e kishte të përgatitur. Skandaloze,” ka deklaruar Zogaj në një reagim publik.
Ai ka theksuar se ky veprim përbën jo vetëm shkelje procedurale, por edhe pengesë direkte në funksionimin demokratik të Kuvendit të Kosovës.
Leave a Reply