Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti Alban Zogaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të ditës së parë të punimeve të Kuvendit të ri të Kosovës duke theksuar se Albin Kurti nuk mund të jetë njëkohësisht Kryeministër dhe Deputet, sipas Kushtetutës së Republikës.
“Nuk mundesh me qene edhe Kryeministër, edhe Deputet, në të njëjtën kohë! Këtë nuk e lejon Kushtetuta e Republikës,” shkroi Zogaj në një postim publik duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e përfaqësimit të Kurtit në Kuvend.
Ai shtoi se pavarësisht mjegullës politike që ka shoqëruar seancën e parë, një gjë është bërë e qartë: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vetëm 52 vota në Kuvend duke nënvizuar kështu mungesën e shumicës së nevojshme parlamentare për të qeverisur.
Ky qëndrim i Zogajt vjen në një kohë kur partitë opozitare janë duke artikuluar kritika të forta ndaj mënyrës së menaxhimit politik dhe institucional nga ana e pushtetit aktual.
Leave a Reply