Zogaj: Kujtojmë me respekt Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova

Zogaj: Kujtojmë me respekt Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka përkujtuar sot me respekt dhe mirënjohje të thellë Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Rugova ishte zëri i qetësisë, forcës dhe urtësisë që udhëhoqi popullin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë me vizionin e tij të palëkundur për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të integruar në botën euroatlantike,” u shpreh Zogaj.

Ai theksoi se fryma e paqes, dialogut dhe unitetit e Rugovës mbetet një burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

“Ai na mësoi se përmes bashkimit dhe vlerave tona mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë,” shtoi Zogaj.

Në këtë ditë përkujtimore, Zogaj bëri thirrje për të ndjekur rrugën e trasuar nga Presidenti Rugova me vizion dhe përkushtim duke garantuar se kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përjetësisht në zemrat e popullit të Kosovës.

“President, pusho në paqe!” përfundoi ai mesazhin e tij emocionues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.