Abdixhiku: Bregu i Diellit dëshmoi mbështetjen për Prishtinën e kaltër

Abdixhiku: Bregu i Diellit dëshmoi mbështetjen për Prishtinën e kaltër

Në një takim të jashtëzakonshëm në shkollën “Ismail Qemali” në lagjen ikonike të Bregut të Diellit, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u mirëprit nga qindra banorë dhe qytetarë të kryeqytetit.

Abdixhiku shpalosi planin ambicioz për investime prej 1.5 miliardë eurosh për Prishtinën, duke theksuar se ky vizion do të transformojë kryeqytetin në një qendër moderne dhe të zhvilluar. “Prishtina nuk na lë vetëm. Prishtina e kaltër po flet!”, deklaroi Abdixhiku duke përçuar optimizëm dhe energji për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Në një atmosferë festive dhe plot entuziazëm, Abdixhiku falënderoi organizatorët Albanin, Sokolin, Emën dhe Doruntinën për mobilizimin e lagjes dhe kontributin e tyre në këtë ngjarje. Ai paralajmëroi se së shpejti do të organizohet një tubim madhështor me pjesëmarrjen e të gjithë degës.

“124 është numri ynë,” tha ai duke ftuar qytetarët e Prishtinës të, qëndrojnë të bashkuar për vizionin e së ardhmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.