Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë numrin 124, që për Alban Zogajn, kryetarin e Degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, të njohur si “Dega e Presidentit Rugova,” është një numër fati.
Zogaj i ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët e degës së tij që të përkrahin këtë numër në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës për LDK-në dhe për kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhikun, që ka numrin 1. Ai ka kërkuar gjithashtu mbështetje për katër kandidatët nga dega e tij: Doruntinë E. Maloku me numër 15, Elmire Nikçi Rexha me numër 39, Sokol Havolli me numër 40 dhe për veten e tij, Alban Zogaj, me numër 28.
“Edhe po votuat me sy mbyllur, keni përzgjedhur kandidatët e duhur,” u shpreh Zogaj, duke shprehur besim të plotë në ekipin që përfaqëson degën dhe vizionin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës.
Ai e quajti këtë numër simbolik për një fitore të madhe dhe shprehu bindjen se LDK do të dalë triumfuese në këto zgjedhje vendimtare për të ardhmen politike të vendit.
Leave a Reply