Dega e tretë e LDK-së mobilizohet për zgjedhjet: 9 shkurti është dita jonë

Dega e tretë e LDK-së mobilizohet për zgjedhjet: 9 shkurti është dita jonë

Në një organizim festiv për fundvit, Dega e tretë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), “Dega e Presidentit Rugova”, në Prishtinë shënoi një moment reflektimi dhe mobilizimi për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Zogaj: Dega e tretë është zemra e fitores në Prishtinë – 9 shkurti do të jetë dita jonë

Kryetari i Degës së tretë, Alban Zogaj, u shpreh krenar për unitetin dhe përkushtimin që kjo degë ka treguar përgjatë vitit, duke falënderuar, anëtarët dhe brezat e kaluar për kontributin e tyre në ndërtimin e LDK-së.

“Sot falënderoj nga zemra të gjithë ju që keni dhënë kaq shumë për Degën e tretë dhe për LDK-në. Një falënderim i veçantë shkon për të rinjtë tanë, që me energjinë dhe vizionin e tyre janë garancia jonë për të ardhmen,” tha Zogaj.

Në këtë takim, Zogaj prezantoi me krenari kandidatët e Degës së tretë për deputetë, duke theksuar profesionalizmin dhe përgatitjen e tyre për të përfaqësuar qytetarët: Doruntinë Maloku, Ema Nikçi, Sokol Havolli dhe Alban Zogaj.

Ai bëri thirrje për mobilizim të plotë duke nënvizuar se “fitorja e LDK-së më 9 shkurt varet nga secili prej nesh” dhe se Dega e tretë do të jetë zemra e fitores në kryeqytet.

Zogaj e përmbylli fjalën e tij me besimin e palëkundur në vizionin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke thënë: “LDK është partia e qytetarëve dhe, nën udhëheqjen e Kryetarit Lumir Abdixhiku, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën.”

Në fund, Zogaj shprehu optimizmin e tij për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u drejtuar anëtarëve të pranishëm:

“Të dashur miq, me përkushtimin dhe karakterin tuaj, jam i bindur se 9 shkurti do të jetë dita jonë! Gëzuar festat dhe përpara drejt fitores!”.

Abdixhiku: Më 9 shkurt, do të festojmë fitoren e madhe

Në këtë tubim, Abdixhiku uroi Degën për hapësirat e reja dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në organizimin e aktiviteteve të suksesshme.

“Kur ngritët në këmbë Dega e tretë, ngritët e tërë LDK-ja,” deklaroi Abdixhiku duke vënë theksin te puna dhe përkushtimi i strukturave të partisë në këtë zonë të rëndësishme të kryeqytetit. Ai shprehu besimin se situata në terren është dukshëm në favor të LDK-së dhe paralajmëroi një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Do të festojmë fitoren e madhe,” theksoi ai.

Mbrëmja festive, e mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive, u vlerësua si një tregues i momentumit të ri që po përjeton partia në Prishtinë. Abdixhiku nënvizoi se fryma e ndryshimit është e pranishme në çdo ngjarje dhe aktivitet të organizuar nga LDK, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë për një rikthim të fuqishëm në kryeqytet.

“Mes përmbylljes së një viti dhe nisjes së një tjetri, Prishtina dhe lagjet ikonike të saj po dëshmojnë thirrjen për ndryshim, ashtu siç e bënë tre vite më parë. Prishtina dhe LDK janë tashmë një!” tha Abdixhiku, duke shprehur bindjen se qytetarët janë të gatshëm për të bërë ndryshimin që kërkojnë.

Abdixhiku përmbylli fjalën e tij duke u shprehur optimist për një të ardhme më të mirë, të cilën, siç tha ai, LDK do ta sjellë pas fitores në zgjedhjet e ardhshme.

“Më 9 shkurt, të bashkuar, do të festojmë fitoren e madhe dhe do të sjellim ndryshimin e shumëpritur,” përfundoi ai.

Rama: Siç fituam Prishtinën me vizion, do të fitojmë edhe Kosovën

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili rikujtoi momentin e fitores së tij në zgjedhjet komunale duke theksuar vizionin dhe programin, si faktorë kyç për suksesin e LDK-së.

“Kemi fituar komunën sepse kemi pasur vizion dhe program. Po, ashtu, do ta fitojmë edhe Kosovën. Mbajeni kokën lart, meqë kemi bërë punë të mira për kryeqytetin,” tha Rama para të pranishmëve, duke motivuar anëtarët e Degës së tretë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ai vlerësoi veçanërisht punën e kandidatëve të Degës së tretë për deputetë, të cilët kanë kontribuuar në menaxhimin e Prishtinës si nënkryetar, drejtorë të drejtorive dhe asamblistë. Rama shprehu mbështetje të plotë për liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku duke i uruar postin e kryeministrit pas zgjedhjeve.

“Kandidatët tanë janë të përgatitur dhe me përvojë. Jam i bindur që me përkushtimin dhe punën e tyre, LDK do të festojë fitoren e madhe më 9 shkurt,” theksoi kryetari i Prishtinës.

Takimi përfundoi me mesazhe optimiste për fushatën zgjedhore, ku liderët e LDK-së shprehën bindjen se qytetarët do të mbështesin programin dhe vizionin e partisë për një të ardhme më të mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.