35 vjet dega e tretë e LDK-së – Zogaj: themel i lëvizjes për liri dhe demokraci

35 vjet dega e tretë e LDK-së – Zogaj: themel i lëvizjes për liri dhe demokraci

Sot, dega e tretë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, shënoi 35-vjetorin e themelimit, një moment historik që simbolizon rrugëtimin e gjatë të kësaj force politike në proceset e lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.

Kryetari i kësaj dege, Alban Zogaj, e vlerësoi këtë përvjetor si një dëshmi të qëndrueshmërisë dhe kontributit të saj në vizionin e ish-presidentit Ibrahim Rugova për një Kosovë të pavarur dhe euroatlantike.

“Sot, në 35-vjetorin e themelimit të degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, bëmë homazhe pranë varrit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, përkujtuam me respekt dhe mirënjohje njeriun që udhëhoqi vizionin e shtetndërtimit dhe lirisë së Kosovës”, tha Zogaj.

Ai tha se, kjo degë ka qenë gjithmonë një vatër e vlerave rugoviane, guximit intelektual dhe përkushtimit për një Kosovë demokratike.

“Falë sakrificës së gjeneratave të veprimtarëve, sot qëndrojmë krenarë për rrugëtimin tonë dhe të përkushtuar për të ardhmen,” deklaroi Zogaj.

Ai u bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të vazhdojnë me të njëjtin ideal, duke ruajtur dhe fuqizuar trashëgiminë e LDK-së si parti udhëheqëse në zhvillimin e vendit.

Përvjetori u shënua me aktivitete simbolike, ku morën pjesë drejtues të LDK-së, intelektualë dhe veprimtarë të dalluar të partisë.

Lavdi Presidentit Rugova!

Lavdi të gjithë atyre që dhane kontribut per Degen,  për LDK-në dhe Kosovën!

Leave a Reply

Your email address will not be published.