27 vjet nga vrasja e Enver Malokut, Zogaj e kujton si zë të së vërtetës dhe bashkëpunëtor të ngushtë të Rugovës

27 vjet nga vrasja e Enver Malokut, Zogaj e kujton si zë të së vërtetës dhe bashkëpunëtor të ngushtë të Rugovës

Sot bëhen 27 vjet nga vrasja e Enver Malokut, themeluesit të Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), institucion që gjatë viteve të okupimit raportoi në botë për krimet dhe dhunën e Serbisë në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova” Prishtinë, Alban Zogaj, ka kujtuar figurën dhe veprën e Malokut duke theksuar rolin e tij të pazëvendësueshëm në informimin e opinionit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e së vërtetës për Kosovën.

Zogaj ka rikujtuar se Enver Maloku ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhe pjesë e vizionit të rezistencës paqësore që e mbajti Kosovën të pranishme në vëmendjen e botës demokratike.

“Sakrifica dhe misioni i Enver Malokut mbeten simbol i gazetarisë së përgjegjshme, fjalës së lirë dhe guximit qytetar”, ka theksuar Zogaj duke shtuar se vrasja e tij ishte goditje ndaj mendimit të pavarur, por jo ndaj së vërtetës që ai përfaqësonte.

Enver Maloku vazhdon të kujtohet si një nga figurat kyçe të informimit dhe rezistencës intelektuale të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.