Deputeti i sapozgjedhur dhe kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka marrë pjesë sot në seancën inauguruese të Kuvendit të Republikës së Kosovës duke deklaruar se mbetet i përkushtuar në shërbim të qytetarit dhe në mbrojtje të Kushtetutës.
“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjithmonë në shërbim të qytetarit dhe në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës!”, ka shkruar Zogaj në një postim publik.
Para se të zgjidhej deputet, Zogaj ka mbajtur funksionin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, ku ishte angazhuar në çështje të rëndësishme të qeverisjes lokale. Me hyrjen e tij në Kuvend, ai synon të sjellë përvojën komunale në nivelin qendror duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve.
Zogaj mbetet një nga zërat aktivë të Lidhjes Demokratike të Kosovës duke u angazhuar për transparencë, ligjshmëri dhe zhvillim demokratik në vend.
Leave a Reply