Zogaj kritikon Kurtin: Qeverisja me pazare është fundi i rrugës së përçarjes

Zogaj kritikon Kurtin: Qeverisja me pazare është fundi i rrugës së përçarjes

Alban Zogaj, kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova” dhe deputet, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar për ndërtimin e një mandati të kaluar mbi gjuhë përçarëse dhe arrogancë politike.

Sipas Zogajt, Kurti gjatë gjithë periudhës qeverisëse dhe fushatës elektorale ka ndarë qytetarët në “të mirë” dhe “të këqij”, në “të pastër” dhe “të papastër”, sipas vlerësimeve të tij personale.

“Edhe pas fushatës, nuk rreshti së ndari të gjithë sipas shijes së tij. Sot ai e ka sjellë veten dhe qeverisjen e ardhshme të vendit në pozitën më të dobët të mundshme – ku varet nga kushdo që është i gatshëm të bëjë pazar me të,” u shpreh Zogaj.

Ai e cilësoi këtë si fundin e rrugës së përçarjes politike të Kurtit duke shtuar se kjo situatë përbën një pasqyrë të dëmshme për vendin. “Kosova nuk ka nevojë për qeveri që mbahet në këmbë me pazare, por për lidership që bashkon, dëgjon dhe qeveris me dinjitet”, përfundoi Zogaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.