Nëndegët “Enver Maloku” dhe “Aktashi” bashkohen me entuziazëm në rrugëtimin e fitores së LDK-së

Nëndegët “Enver Maloku” dhe “Aktashi” bashkohen me entuziazëm në rrugëtimin e fitores së LDK-së

Në një atmosferë festive dhe plot entuziazëm, nëndegët “Enver Maloku” dhe “Aktashi”, iu bashkuan fushatës për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Aktiviteti u mbajt në prani të mbështetësve dhe anëtarëve të LDK-së, duke theksuar unitetin dhe përkushtimin për zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë këtij eventi, u prezantuan katër kandidatët e degës së tretë. Kandidatët, me përvojën dhe angazhimin e tyre, u zotuan të kontribuojnë në arritjen e objektivave politike të partisë dhe në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte shpalosja e programit të LDK-së, i cili përqendrohet në përmirësimin e qeverisjes, fuqizimin ekonomik, dhe zhvillimin e sektorëve kyç, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë. Përfaqësuesit e partisë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat lokale për të siguruar një qeverisje më të afërt me qytetarët dhe me nevojat e tyre.

“Ky mobilizim është dëshmi e fuqisë së LDK-së dhe besimit të qytetarëve në vizionin tonë. Me këtë përkrahje, jemi të bindur se do të arrijmë fitore të madhe,” u shprehën përfaqësuesit e nëndegëve.

Nëndegët “Enver Maloku” dhe “Aktashi”, janë vetëm dy nga shumë strukturat e LDK-së që po mobilizohet për të garantuar suksesin e partisë në zgjedhjet e ardhshme duke forcuar bindjen se LDK është e gatshme të marrë drejtimin e vendit me një vizion të qartë dhe angazhim të palëkundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.