Ndërroi jetë aktivisti i devotshëm Xhavid Gjigoli, dega e tretë e LDK-së shpreh ngushëllime

Ndërroi jetë aktivisti i devotshëm Xhavid Gjigoli, dega e tretë e LDK-së shpreh ngushëllime

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Xhavid Gjigoli, aktivist i orëve të para të degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë.

Kontributi i tij i palodhshëm dhe përkushtimi i sinqertë për çështjen kombëtare dhe për LDK-në do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.

Në emër të degës së tretë të LDK-së dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjigoli, miqve dhe të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të degës sonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Alban Zogaj

Kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published.