Dega e tretë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e njohur si “Dega e Presidentit Rugova”, vijoi aktivitetet e saj zgjedhore në Prishtinë. Stacioni i radhës ishte nëndega “Mati 2”.
Kryetari i degës, Alban Zogaj, tha se, është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të jem i pranishëm në ‘Mati 2’.
“Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Bashkë po çojmë përpara vizionin për një të ardhme më të ndritur për Kosovën!”, deklaroi Zogaj.
Gjatë takimit u prezantua kandidati i LDK-së për kryeministër, katër kandidatët e kësaj dege për zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe programi elektoral i partisë, i cili synon reforma të thella në ekonomi, arsim dhe administratë publike.
LDK po intensifikon takimet me qytetarët duke synuar një mobilizim të gjerë për zgjedhjet e ardhshme.
Leave a Reply